Testimi fizik për të gjithë ata që fituan në fazën e parë të Shkollës Bazë të policisë për ‘Patrullë të Përgjithshme” do të bëhet më 29 mars.
Sipas të dhënave, Akademia e Sigurisë në Policinë e Shtetit testimi fizik i aplikantëve do të bëhet për dy grupe në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Testimi do të fillojë në orën 07:00 për grupin e parë dhe do të përfundojë në orën 13:00 kur do të futet grupi i dytë.
Aplikantët duhet të paraqiten me uniformë sportive, kartë identiteti dhe fletën e pranimit.
Listat e aplikantëve për datën 29.03.2016, për të dyja grupet janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Edhe për datat e tjera të konkurimit, listat e aplikantëve do publikohen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com