Nxënësit e një shkolle çifute janë ndaluar rreptësisht të konsumojnë produkte që kanë përbërje soje sepse kjo gjë çon në rritje të "aktivitetit seksual gay".

Një sekt ortodoks ka ndaluar djemtë që të konsumojnë produketet me soje për shkak se, sipas tyre, ata mund të bëhen më femëror.

Përsa i përket femrave, Yaakov Rabbi Aryeh Alter beson se përdorimi i sojës do të shkaktojë tek studentet pjekuri seksuale më shpejt se zakonisht, citon ynetnews.com. Zyrtarët gjithashtu besojnë se përdorimi i produkteve që kanë sojë shkakton dëme në "shpirtin e studentëve".

Aryeh Alter jo vetëm që ka ndaluar përdorimin e sojës, por më parë ka ndaluar edhe shtrëngimin e duarve mes studentëve, për shkak se kontakti fizik mund të shkaktojë ndjenja seksuale gay.

Deri më sot, soja mund të shkaktojë probleme shëndetësore, por nuk është provuar që të ketë një efekt mbi sensualitetin.


(v.gj/shqiptarja.com)