Shkolla e rrënuar në Korçë, nxënësit dru me vete për ngrohje! Prindërit: Kjo është si stallë bagëtish, halli na detyron ti sjellim këtu fëmijët

Këto janë ambientet e shkollës së Shëngjergjit në Maliq të Korçës, ku mësojnë 40 fëmijë. Në pamje të parë, vështirë se mund të besohet se bëhet fjalë për një institucion arsimor, por me një godinë të braktisur. Krejtësisht e amortizuar, me dyer e dritare të shkatërruara, suva të rënë e pa asnjë kusht higjeno-sanitar kjo shkollë gjendet vetëm 10 minuta larg nga Bashkia e Maliqit.

Fëmijët tregojnë se kanë shumë ftohtë, uji është i ndotur, dhe se nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale.

"Kjo shkollë është shumë e ftohtë dhe zjarri nuk ndizet se s’kemi dru. Tavani është i plasaritur, ujë kemi por është i pisët. Tualet janë të prishura. Me mure të çara dhe banka të shkatërruara", thanë ata.

Bashkë me çantën e shkollës, në mëngjes prindërit u japin edhe dru me vete, madje edhe karrige për t’u ulur.

"Kjo nuk quhet shkollë, është si haur për bagëti. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Kemi frikë ti sjellim se është stallë lopësh. Bankat karriget i sjellin nga shtëpia. Nga halli jemi të detyruar ti sjellim vetëm për të mos i lënë pa mësim, se kjo nuk mund të quhet shkollë", thanë prindërit.

Për këtë problem ka reaguar edhe bashkia e Maliqit e cila ka pranuar situatën ndërsa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë një projekt për ndërhyrje në gjithë sipërfaqen e këtij institucioni.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën