Muret e saj janë çarë në shumë vende dhe kjo siç thonë mësuesit e saj ka ardhur nga rrëshqitjet e tokës e cila është e përbërë nga formacione argjilore me koefiçent të lartë të infiltrimit të ujrave. Muret kanë pësuar çarje të thella dhe kanë pësuar largime të dukshme nga njëri tjetri.
Fenomeni i çarjes së mureve ka filluar para 5 vitesh dhe ka ardhur duke u thelluar çdo ditë e më shumë dhe sot ndodhet në këtë gjendje që paraqet rrezik serioz për nxënësit dhe personelin.
Po ashtu shkolla prej vitesh nuk ka energji elektrike. Për të gjitha këto mangësi dhe probleme drejtoria e shkollës dhe kryetari i fshatit kanë njoftuar bashkinë e Krujës por deri tani nuk është marrë ndonjë masë.
Ajo është ndërtuar ne vitin 1997. Shkolla ka 50 nxënës që e zhvillojnë mësimin në klasa kolektive. Po ashtu në këtë shkollë funksionon edhe një kopsht fëmijësh.
[gallery]18885[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)