Ide dhe projekte të reja për transformimin e shkollave në qendra komunitare. Ka qenë ky fokusi i panairit të çelur sot nga Ministria e Arsimit për të prezantuar projektet e reja sesi do të funksionojnë shkollat tashmë si qendra komunitare.
Ministrja e Arsimit tha se në këtë projekt kanë marrë pjesë shkolla nga i gjithë vendi dhe se të gjitha idetë kanë qenë mjaft të mira e ministria synon që të nxisë edhe më tej këto projekte.
Ndërkohë kryemistri Rama tha se prej 20 vitesh vendit tonë i kanë munguar idetë e projektet por se tashmë nis një fazë e re falë bashkëpunimit me shkollat dhe se qeveria do të mbështesë e nxisë çdo projekt që vjen për kthimin e shkollave në qendra komunitare.
Po ashtu Rama premtoi se do të krijojë një fond të posaçëm për mbështetjen e këtyre projekteve.
“Do të krijojmë një fond të veçantë mbështetje në mënyrë që projektet mos të mbeten peng i burokracive apo vendimmarrjeve të pafavorshme për shkak të mentalitetit. Nëse do të arrijmë ta çojmë drejt e te shkollat këtë qendër komunitare, dhe të mundësojmë financimin e duhur, ky do jetë një revolucion që do sjelle produktet e duhura, dhe do t’i japë një shtysë të fortë kulturës së projektit në Shqipëri”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se, synohet më shumë për nxitjen e të rinjve drejt prezantimit të ideve të tyre, të cilët më pas mund të kthehen në projekte të mëdha.
“Shqipërisë i kushton shumë po kështu dhe të ardhmes mungesa e ideve për projekte. Ndaj sjellja e ideve novatore i bën mirë zhvillimit. Jemi në kushtet ku njerëzit ndjehen të pafuqishëm shpeshherë për të përballuar sfidat e jetës. Edhe të rinjtë e shohin si mundësi vetëm punësimin në shtet, por harrojnë se puna në privat, vënia në jetë e ideve e projekteve është padyshim një mundësi e madhe. E vetmja rrugë për t’ia dalë është kapaciteti për ta zhvilluar në një projekt ëndrrën apo idenë. Ajo që po bëjmë me shkollën komunitare është një hap i parë drejt hapave të tjerë të zhvillimit”, u shpreh Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO