Shkolla "Hasan Tahsin", s'hapet
klasa I, 18 fëmijë s'nisin mësimin
Ndonëse të përgatitur me dëshirën për të hyrë në rrugën e dijes, dhe me lule në dorë ata nuk kanë mundur të nisin mësimin pasi nuk u kishte ardhur mësuesja.
(Në foto: Nxënës të kl. parë në shkollën 'Hasan Tahsin')
TIRANE - Tetëmbëdhjetë fëmijë të klasës së parë në shkollën “Hasan Tahsin” në Tiranë nuk e kanë nisur vitin shkollor si të gjithë të tjerët.
Ndonëse të përgatitur me dëshirën për të hyrë në rrugën e dijes, dhe me lule në dorë ata nuk kanë mundur të nisin mësimin pasi nuk u kishte ardhur mësuesja.
Duke mos ditur t’i shpjegonin nxënësve të vegjël “çorbën” që bëjnë të mëdhenjtë, nxënësve që prisnin me lule u kanë thënë se mësimi nuk do të mbahej sot pasi mësuesja ishte e sëmurë.
“Nuk ishte mësuesja. Prita e prita, dëgjova që mësuesja ishte sëmurë pastaj ikëm”- thotë një nga vogëlushët që nuk mundi të nisë sot klasën e parë. Ai mbante me vete dhe një tufë me lule dhe në fytyrë nuk mundte dot të fshihte mërzitjen.
CFARE KA NDODHURBashkia e Tiranës, në projektbuxhetin e 2013-ës, parashikon të japë një fond prej 192 milionë lekësh për prishjen e shkollës 9-vjeçare “Hasan Tahsin” dhe ndërtimin nga themelet të një shkolle të re, si aneks i gjimnazit “Ismail Qemali”.
Pas kundërshtimit të prindërve për të mos mbyllur këtë shkollë, Drejtoria e Shkollës lejoi regjistrimin e fëmijëve të klasës së parë. Por kur ka parë që nuk plotësohej numri i duhur i nxënësve për hapjen e një klase, atëherë ka bërë transferimin e mësueses në një shkollë tjetër, ndërsa nuk ka informuar prindërit se nuk do të hapej klasa e parë.
Për të hapur një klasë duhet të jenë minimumi 20 fëmijë.
Drejtoria e shkollës nuk kishte informuar prindërit që klasa nuk mund të hapej për shkak të mungesës së nxënësve. Në këto kushte prindërit kishin dërguar sot fëmijët në shkollë për të nisur mësimin.
(Në foto: Nxënës të klasës së parë në shkollën "Hasan Tahsin")Prindërit kanë kundërshtuar fort dhe po sot një përfaqësi e bordit të prindërve të kësaj shkolle kanë shkuar te ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolli. Mësohet se ministrja e re u ka premtuar se do të ngrejë me urgjencë një grup pune dhe nesër do të deërgojë mësuesen e klasës së parë për këta fëmijë.
Redaksia online
(ek/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35