Shkolla “Shyqyri Peza” në Kombinat ka marrë një pamje të re ku do të priten qindra nxënës pas rikonstruksionit nga Bashkia e Tiranës.
Godina arsimore është transformuar me ambiente moderne të përshtatura për zhvillimin e procesit mësimor.
Ndërhyrja ka përfshirë përmirësimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Shkolla e rikonstruktuar “Shyqyri Peza” i shtohet investimeve në infrastrukturën arsimore në zonën e Kombinatit, me synim ofrimin e ambienteve më funksionale dhe bashkëkohore për fëmijët.









Komente
Komento