Në një ceremoni festive dhe plot emocione, Shkolla Tregtare e Vlorës ka festuar sot 100-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor i 100-të ka bashkuar nxënës dhe ish- nxënës të kësaj shkolle në vite, arsimtarë dhe autoritete lokale, të cilët kanë vlerësuar rëndësinë e kësaj shkolle për përgatitjen e kualifikuar të brezave të rinj.
Shkolla Tregtare është një prej institucioneve simbol të arsimit në mbarë vendin.
Ministri Blendi Gonxhja i pranishëm në ceremoni ka fashitur artikulimet e deritashme për largimin e kësaj shkolle vitin e ardhshëm, duke thënse nuk do ketë zhvendosje. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha i ka akorduar shkollës tregtare në këtë 100 vjetor titullin “Mirënjohje e qytetit”.