Njëri nga prindërit i punësuar në administratën publike, mund të qëndrojë dhe të kujdeset për vogëlushët e tij këto tre ditë që shkollat do të jenë të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta pa pasoja administrative dhe financiare. Vendimi u njoftuar nga Ministria e Arsimit, ndërsa u theksua se do të aplikohet në të njëjtën mënyrë edhe gjatë javës së ardhshme, nëse do të përsëritet kjo situatë.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 - 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, është shprehur Ministria e Arsimit.

Më herët një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga Partia Demokratike, e cila nënvizoi se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja, ndërsa shtoi se ky vendim rëndon edhe tek prindërit, pasi nuk ka se kush të kujdeset për fëmijët.

Për shkak të problemeve me sistemin ngrohës dhe parashikimit për temperatura të ulëta deri që -17 gradë celsius në zona të thella, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë. Bëhet fjalë nga data 24-26 janar, nga e hëna në të mërkurë, duke sqaruar se orët e humbura do të zëvendësohen. Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem. Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Dështim në sistemin e ngrohjes, vendimet gjysmake të Ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë

1642940302_2723654444729281241993006319724670777517991n.jpg

Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për 3 ditë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nënvizon se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thekson këto vendime të Ministrisë së Arsimit rëndojnë edhe tek prindërit, pasi sipas deputetes demokrate nuk ka se kush kujdeset për fëmijët.

‘Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përveç se nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit. Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë. Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Siç është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!  Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.’- shkruan Zhupa.