Probleme me ngrohjen, mbyllen shkollat në të gjithë vendin nga 24 deri 26 janar! Ministria e Arsimit: Temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë, orët do të zëvendësohen

TIRANË- Për shkak të problemeve me sistemin ngrohës dhe parashikimit për temperatura të ulëta deri që -17 gradë celsius në zona të thella, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë. Bëhet fjalë nga data 24-26 janar, nga e hëna në të mërkurë, duke sqaruar se orët e humbura do të zëvendësohen.

" Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore", thuhet në njoftim.

Megjithatë, në rast se parashikimi i motit, pra që temperaturat do të shkojnë deri -17, nuk do të rezultojë të saktë dhe moti do i jetë më i ngrohtë, atëherë vendimi për mbylljen e shkollave do të rishikohet.

"Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rendësi prioritare", sqarohet në njoftim.

Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem.

Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Universiteti: 20/01/2022 17:43

    Po Universitétet?

    Përgjigju
  • Drini: 20/01/2022 14:48

    Intereante kjo llogjika e mbylljeve. Ska ngrohje mbyllen shkollat. Po ato sistemeet e ngrohjes qe jane paguar si frengu pulen perse u vendosen apo sa per te vjedh pak dhe nga dhjami i pleshtit ?

    Përgjigju
  • Covid 19: 20/01/2022 14:26

    Pse nuk thoni qe duhet te mbyllen shkollat Sepse jane 50 % e mesuesve me covid Dhe i degjeneruan njerezit, Nuk e thote askush kte gje, Si skeni shpirt, vetem i nxirrni mesuesit e femijet kot ne shkolle Te infektohen nga 3-4 here ... te infektojne dhe prind e gjysher. Po lereni te ftohtin se i ftohti dihet..

    Përgjigju
  • Prindi: 20/01/2022 14:09

    Historikisht sistemet e ngrohjes neper shkolla ne Shqiperi asnjëherë nuk kane funksionuar, jane vendosur aty sa kane vjedhur fondet e rikonstruksioneve dhe kaq. Te dali nje prind e te me kundershtoj te thot qe ne kete shkolle publike ne Shqiperi ngrohja ka funksionuar. Turp Shoqeri hajdute e mashtruesish!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët