Shkollat buzë rruge/ 1 qershori mes festës dhe merakut të gjyshërve: I marrim fëmijët përdore

Kur vihet në diskutim siguria e fëmijëve, për prindërit dhe gjyshërit asnjë ditë nuk është festë. Në shkollat e Tiranës gjejmë gjyshër që presin pas hekurave që të vegjlit të mbarojnë orarin mësimor, me frikën se diçka e keqe mund t’i ndodhë kur të kalojnë pragun e shkollës buzë rruge.

“Këtu ndalojnë makinat sa herë kalojnë makinat, por kryqëzimi më andej është shumë i rrezikshëm dhe nuk merret vesh nga vijnë makinat. Shoferët po me shpejtësi. Duhet t’i përcjellësh dhe marrësh vetë fëmijët.

“Shikoje rrugën. Ky është i vogël mund t’i gënjehet mendja dhe mund të hidhet andej”

Edhe ata fëmijë që transportin e bëjnë me furgon të posaçëm, shpesh rrezikojnë.

“Ndonjëherë fugoni edhe ikën, pasi mund të mos kemi ardhur ne dhe ne detyrohemi të shkojmë me autobus”, tha një tjetër.

Të shqetësuar gjyshërit janë edhe për shëndetin e fëmijëve. Si në rastin e këtyre koshave të mbeturinave ngjitur me shkollën “4 dëshmorët”.

“Koshat janë non-stop plot . Është mbushur me plehra. Edhe fëmijët marrin infeksionin. As 2 metra nuk është muri i shkollës me koshat. Dashje pa dashje fëmijët e vendosin dorën atje”

“As koshi nuk është i përshtatshëm”

Meraku i përhershëm të mëdhenjve, nuk i pengoi të veglit t’i gëzohen 1 qershorit, përmes aktiviteteve argëtuese që shkollat ofruan.

“Unë u kënaqa. Këndova këngë të bukura, vizatova. Festa është qejf dhe bën gjëra të bukura, merr dhurata. Prandaj e dua”, tha një fëmijë.

“Sot bëmë ca detyra. U kënaqëm shumë, Hëngrëm patetina”, u shpreh një tjetër. 

Të tjerë fëmijë shfrytëzuan ditën me diell dhe dolën shëtitje me prindërit.

“Sot kam festën, dhe pastaj mbaron 1 qeshorin. Unë mora një tullumbace me princeshën dhe më pëlqen”.

Me fat u ndjenë fëmijët e familjeve në nevojë dhe të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, që u bënë vizitorët e parë të kopshtit zoologjik, i cili do të hapet me 4 qershor.

1 qershori është caktuar si dita e fëmijëve, pas Konferencës Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në vitin 1925 në Gjenevë.  

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë