Shkollat e larta, në mesnatë u
mbyllën regjistrimet e fituesve

Shkollat e larta, në mesnatë u<br />mbyllën regjistrimet e fituesve
TIRANË - Mbrëmë në mesanatë, në orën 24:00, ka përfunduar afati i regjistrimit të kandidatëve fitues nëpër universitetet publike. Pas kësaj date, universitete do të nisin përllogaritjen e vendeve të plotësuara dhe më pas listën do ia dërgojnë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Ndërsa lista përfundimatre e fituesve pritet të mësohet me dtaë 1 tetor. Ashtu si edhe një vit më parë, fituesi që dëshiron të mbetet në preferencën ku është shpallur fitues në listat paraprake të fituesve mund të qëndrojë në këtë preferencë duke zgjedhur opsionin “konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Ndërs apër ata kandidatë q ëjanë të pakënaqur me degën e fituar, mund të të provojë për preferencat mësipër preferencës që është shpallur fitues duhet të zgjedhin opsionin”vazhdoj konkurimin për një preferencë më të lartë”. 

Fituesi nuk e humbet preferencën e fituar, në rast se sistemi nuk e gjen fitues në preferencat mësipër. Në rast se sistemi e nxjerr fitues në një nga preferencat mësipër asaj, ai shpallet fitues në këtë preferencë dhe humbet preferencën e vjetër. Në rast se ai nuk kryen as njërën as tjetrën, pra nuk regjistrohet, humbet të drejtën e vazhdimit të studimeve.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania