TIRANE - Një zjarr ka rënë dje rreth orës 14:00 në shkollën 9-vjeçare "Sabaudin Gabrani" në Tiranë. Shkak për këtë zjarr është bërë lënia ndezur e ngrohëses. I kontaktuar nga " Shqiptarja.com" drejtori i zjarrfikëses Dilaver Laçi në lidhje me këtë çështje thotë "Zjarri u shkaktua nga një ngrohëse elektrike, pasi ishte harruar e ndezur aty nga nxënësit".
Flakët kanë përfshirë një klasë në katin e tretë të shkollës, e cila ka pasur vetëm disa dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur fëmijë në shkollë. Ata ishin larguar vetëm 30 minuta para se të binte zjarri. Shkolla "Sabaudin Gabrani" është e pajisur edhe me fikset e emergjencës kundër zjarreve, por në kohë kur ka rënë zjarri nuk ka pasur njeri që t'i vendoste në funksion " Shkolla është e pajisur me bombola kudër zjarrit, por nuk ka pasur njeri aty pranë që ti përdorë" është shprehur Laçi. Më tej Laçi na thotë se shkollat kanë probleme me pajisjet e emergjencës për fikjen e zjarrit "Shkollat kanë probleme me bombolat që janë për shuarjen e zjarrit".
Shkolla "Sabaudin Gabrani" është një shkollë 9-vjeçare, e cila është restauruar kohët e fundit por në këtë shkollë nuk ka sistem qendror ngrohje " Ne në shkollë nuk kemi sistem ngrohje dhe as kaldaja. Ngrohemi me rezistenca elektrike" na thotë një nxënës i kësaj shkolle. Problemi i ngrohjes së shkollave është një problem jo vetëm në shkollën "Sabaudin Gabrani", por pothuajse në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës, duket se nuk kanë marrë asnjë masë për këtë problem i cili është shqetësues për shumë nxënës dhe prindër.
GJENDJA NE SHKOLLA
Gjimnazet e kryeqytetit nuk kanë sistem ngrohje. Sipas një vëzhgimi të bërë nga gazeta " Shqiptarja.con", rezulton se në disa nga gjimnazet e Tiranës nuk ka sistem ngrohje. Kjo ka bërë që nxënësit në orët e mësimit të rrinë me xhupa. Një nxënës i shkollë së mesme "Sami Frashëri" na thotë " Në shkollën tonë nuk ka ngrohje. Ne ngrohemi me xhupa.
Nuk është se është viti i parë që nuk ka ngrohje kështu ka qenë edhe vitin që shkoi. Jemi të detyruar që në orët e mësimi të rrimë me xhupa". Ndërsa një tjetër gjimnazist i shkollës "Partizani" ankohet " Vdiqëm u thamë së ftohti. Nuk e dimë si do shkojë ky dimri i këtij viti". Po, ajo që është edhe më absurde është se edhe në shkollat që ka ngrohje në shumicën e rasteve nuk i ndezin kaldajën " Në shkollën tonë ka ngrohje me raste. Pasi herë na i ndezin dhe herë jo. I ndezin dy ditë dhe i fikin tre. Ku i pyesim përse nuk është ndezur kaldaja, na thonë është prishur" na tregon një nxënës i shkollë së mesme të gjuhëve të huaja " Asim Vokshi".
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 8 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com