Shkollat në Gjirokastër e Sarandë
probleme me infrastrukturën

Shkollat në Gjirokastër e Sarandë<br />probleme me infrastrukturën
Ndonëse procesi mësimor ka nisur prej një muaji në të gjithë vendin, shumë shkolla në vend nuk ofrojnë kushte aspak të përshtatshme për mësim. Shkolla 9-vjecare Adem Sheme në Sarandë, e cila ngjan me një objekt të braktisur si pasojë e amortizmit të saj, por në fakt është krejt e kundërta.

Këtu zhvillojnë mësimin qindra nxënës të qytetit të Sarandës, edhe pse muret e klasave janë të plasaritura dhe lagështira dominon në cdo cep të godinës.
 
"Kjo situatë në shkollë ka qenë që vitin e kaluar. Ne i kemi edhe kërkesa të vazhdueshme bashkisë për të bërë rregullimin e shkollës", deklaron mësuesja e shkollës 'Adem Sheme', Katerina Jovani.
 
Edhe drejtoresha e shkollës thotë se shqetësimi i tyre është përcjellë tek autoritetet përkatëse, por sërish nuk janë marrë masa.
 
 Ndërkohë në Gjirokastër një tjetër problem shqetëson nxënësit dhe mësuesit e shkollave. Mbipopullimi në klasa ka krijuar një anomali në zhvillimin e procesit mësimorë në 5 shkolla 9-vjecare të qytetit. Kjo situatë justifikohet edhe më kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia, si pasojë e krizës që ka përfshirë shtetin fqinj.
 
"Kemi prurje në klasat e para, numri i tyre është deri në 27 që ne nuk e kemi parashikuar ndonjëherë", thotë Juliana Lamaj, mësuese në një shkollë9-vjeçare.
 
Ndërkohë një tjetër realitet vërehet në disa fshatra të Gjirokastrës, ku disa shkollave u është vënë dryni si pasojë e mungesës së frekuntimit.
 
"Në shkolla të veçanta të tilla që mund të jenë shumë larg që nuk ka orë mësimore, pavarësisht atyre dëshirave tona që kemi dashur që ne t'i mbajmë, ne nuk mund t'i mbajmë por do të bëjmë atyre nxënësve do tju ofrojmë transportin e tyre drejt shkollave të tjera që janë më të mëdha", u shpreh Drejtori i Arsimit në Gjirokastër, Arjan Pano.


(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës