Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka reaguar këtë të martë ndaj problematikave që po hasin shkollat e vendit për ngrohjen e ambienteve.

Përmes një postimi në një rrjet social, Deromemaj ka akuzuar për gjendjen aktuale të shkollave në Vlorë Partinë Socialiste dhe politikat korruptative që ka ndjekur kjo e fundit karshi buxhetit të bashkisë, duke e përdorur për punësimin e militantëve partiakë. 

Ai shkruan se në disa shkolla të Vlorës ngrohja vazhdon të sigurohet nga prindërit, të cilët i blejnë me paratë tyre pajisjet ngrohëse, e më tej përmend edhe një rast konkret në gjimnazin “Ali Demi”, ku sipas tij kaldaja nuk është vendosur ende në punë.

Postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj