Tiranë - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën e plotë të gjithë institucioneve arsimore parauniversitare të cilët janë të licencuar për të ushtruar aktivitetin në fushën e arsimit. Që do të thotë se edhe kontrollohen nga specioaklistët e arsimit për atë që ndodh brenda mureve të tyre.
Gazeta po publikon listën e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, në të gjithë vendin që kanë marrë licencën. Vetë Ministria e Arsimit ka dhënë edhe disa këshilla për prindërit që duan sigurohuni që kopshti, shkolla 9-vjeçare apo e mesme ku do të regjistroni fëmijën të jetë e liçencuar. Liçenca është e vlefshme vetëm në rastet kur: është lëshuar me Urdhër të Minist rit të Arsimit dhe Shkencës; është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit; është lëshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (për shkollat private ku zhvillohen lëndë fetare ose ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj).
Sipas MASHit është e rëndësishme që për fëmijët tuaj të përzgjedhni institucione arsimore të liçencuara, në mënyrë të veçantë kopshte të liçencuara. “Edukimi e arsimimi në këtë moshë është tepër delikat për të ardhmen e tyre, ndaj ju sjellim në vëmendje që të mos bini pre e mashtrimeve të disa bizneseve informale të ashtuquajtura “kopshte””, - këshillon MASh prindërit.
Të gjitha institucionet arsimore parauniversitare jopublike të liçencuara, që nga kopshtet e deri në shkollat e mesme, kanë detyrimin që të zbatojnë programe, plane dhe tekste të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, detyrime për nivelin pedagogjik të stafit si dhe detyrime të tjera institucionale që sigurojnë shërbim arsimor dhe edukim cilësor.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com