Shkollat sfidojnë Bashën:
Kemi 4 vite me kamera

Shkollat sfidojnë Bashën:<br />Kemi 4 vite me kamera
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur dje projektin për pajisjen e gjimnazeve të kryeqytetit me kamare sigurie. Ata do të instalohen në ambientet e jashtme të institucionit arsimor, duke u dhënë kështu më shumë siguri jo vetëm atyre që janë brenda në shkollë, por edhe prindërve.
 
Nisma e prezantuar dje nga kryebashkiaku Basha për pajisjen e 14 gjimnazeve të Tiranës me kamera sigurie, është paksa e “vjetër” për shkollat e mesme të Tiranës. Kjo pasi ata kanë plot 4 vite që i kanë të instaluara kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe muret e jashtme të saj, duke monitoruar të gjithë oborrin e shkollës. Astrit Boriçi, drejtor i gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet, na thotë se në këtë shkollë kamerat e sigurisë janë blerë nga vetë bordi i prindërve dhe po ashtu mirëmbahen nga vetë nxënësit. “Në shkollën tonë u bënë katër vite që janë instaluar kamerat e sigurisë. Ka qenë një vendim i vetë bordit të prindërve të shkollës dhe paratë po kështu janë siguruar nga vetë prindërit.

Ndërsa sa i përket mirëmbajtjes së tyre ne kemi plot nxënës të talentuar që kujdesen për mirëmbajtjen e tyre dhe të gjitha kamerat e sigurisë që ne kemi instaluar në korridoret dhe në oborrin e shkollës funksionojnë normalisht”, - na thotë drejtori i “Qemal Stafës” që e përkrah edhe nisëm e bashkisë, pasi sipas tij, ai do të vendosë kamera sigurie edhe në shtyllat përreth shkollës duke e zgjeruar mjaft rrezen e cila do të monitorohet. Po ashtu kamerat e sigurisë janë instaluar prej vitesh edhe në gjimnazin “Ismail Qemali”. Drejtoresha e këtij gjimnazi, Vojsava Thanasi, na thotë se për fat të keq që nga muaji maj kamerat në këtë shkolë nuk janë në punë. “Ne u bënë vite që ambietin e shkollës e monitorojmë me kamera sigurie. Ka qenë një vendim i bordit të shkollës, dhe po ashtu fondet janë siguruar po nga bordi i shkollës. Por që nga muaji maj i këtij viti ata nuk funksionojnë, megjithëse kemi vënë në dijeni IT-në. Kamerat na kanë shërbyer për të shmangur shumë sherre mes nxënësve të shkollës”, - na thotë drejtoresha Thanasi. Po ashtu edhe në gjimnazin “Sami Frashëri”, “Petro Nini” apo “Partizani” korridoret dhe ambientet e jashtme të saj, oborri, janë të monituruara me kamera sigurie, të gjita një iniciativë e vetë bordit të prindërve të shkollave, duke i paraprirë kështu nisës së lançuar dje nga kryebashkiaku Basha.

Bashkia
Në fakt bashkia e Tiranës ka deklaruar se projekti i saj nuk do të mjaftohet vetëm me gujimnazet, por shumë shpejt edhe shkollat 9-vjeçare, por edhe kopshtet e çerdhet do të jenë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë.  Deklarata është bërë nga kryebashkiaku Lulzim Basha, nga shkolla “Myslym Keta” ku edhe ka ndjekur nga afër instalimin e kamerave të sigurisë në muret e jashtme të saj. “Projekti konsiston në vëzhgimin pamor 24 orë të të gjithë ambienteve të jashtme të gjithë perimetrit të shkollës, ruajtjen e këtyre imazheve deri në 30 ditë. Ky është një hap i cili i shërben rritjes së sigurisë në shkollat tona dhe në ambientet përreth tyre” - ka deklaruar Basha
 
Projekti
Kryebahskiaku Basha ka deklaruar se projekti për pajisjen e shkollave të mesme me kamera sigurie i nisur dje, do përfundojë brenda dy javëve në të 14 gjimnazet e Tiranës dhe pas kësaj fillon faza e dytë, shtrirja e këtij sistemit të vëzhgimit pamor për shkollat 9-vjeçare dhe më pas për kopshtet e qytetit të Tiranës

 Shkrimi u publikua sot (12.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar