Një shkollë e re në Shezë të Peqinit u ka dhënë fund mësimit larg vendbanimit për nxënësit dhe mësuesit, duke sjellë kushte më cilësore për arsimin në zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, duke theksuar se ajo është e pajisur me të gjitha kushtet për një proces mësimor më cilësor.

“Së bashku me shkollën është ndërtuar edhe kopshti i ri për fëmijët, si dhe terrene sportive. Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Peqin i jep Shezës kushte më cilësore në arsim dhe krijon një hapësirë të re zhvillimi për të gjithë komunitetin”, u shpreh Rama.

Sipas tij, investimi synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës arsimore, por edhe krijimin e një hapësire të re për komunitetin lokal.

Ky projekt vjen në kuadër të investimeve më të gjera në arsim, ku në nisje të vitit shkollor 2025–2026 janë hapur 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, të pajisura me 340 laboratorë smart.

Ndërkohë, aktualisht janë 42 kantiere shkollash të hapura njëherësh, të cilat pritet të përfundojnë me buxhetin e vitit 2026.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 11:49

    PS propozon ligj për zhvillimin e referendumeve, a jeni dakord?