Shkollimi i pamundur i fëmijëve
të sëmurë, apeli i një nëne

Shkollimi i pamundur i fëmijëve<br />të sëmurë, apeli i një nëne
TIRANE - Brisilda është 9 vjeçe dhe frekuenton klasën e parë në shkollën publike “1 Qershori”. Për shkak të një problem shëndetësor të lindur, ajo nuk mund të jetë si gjithë të tjerët. Shkolla është një sfidë për të dhe familjen e saj. Në klasën e parë ku mëson Brisilda janë 38 nxënës në klasë dhe mësuesja nuk ka asnjë sekondë kohe për t’iu afruar vajzës që nuk mundet të flasë, nuk mundet të mbajë lapsin dhe përqendrimin fizik e ka të ulët.

Nëna e saj Vilma që ka të dy vajzat me sëmundjen e “Megacisterna Magna” apelon për mbështetje nga ana e institucioneve arsimore. 

"Kërkojmë mësues të posaçëm për Brisildën se ajo nuk më dëgjon mua atje. Ik më thotë mua se do të shkoj me mësuesen. Mësueses as nuk i del koha që të vejë njëherë atje pasi ka shumë fëmijë me detyra dhe s'përballohet dot", shprehet e ëma e Brisildës.

Në bazë të ligjit për arsimin e lartë fëmijët me aftësi të ndryshime fizike e mendore kanë të drejtë të arsimohen në shkollat publike. Por edhe pse ligji ua njeh këtë të drejtë terreni me të cilën përballen çdo ditë këto familje është i vështirë, shoqëria dhe shkolla nuk i mbështesin.

"Vajtëm në Drejtorinë Arsimore unë dhe mami i asaj tjetrës. Na thanë që nuk u lamë dot mësuese kastile për fëmijët". Ndërsa shërbimi psikolog i shkollës thuajse nuk funksionon, Drejtoria Arsimore u mbyll dyert prindërve të këtyre fëmijëve. 

"Psikolog ka po nuk vjen fare në klasë psikologu. Unë kam 1 muaj sa ka filluar shkolla , vjen atje shikon Brisilda Brisilda por se kam parë qëtë merret 1 orë çfarë bën kjo. S'është marrë. E kemi për detyrë ne, por më shumë na kërkojnë letrat shteti".

Familja Hushe jeton çdo ditë me dhimbjen e madhe për dy bijat e saj që vuajnë nga një sëmundje që vjen prej deformimit të sistemit qëndror. Brisilda dhe motra e saj 5-vjeçare hasin në dhjetëra barriera sapo dalin nga dera e shtëpisë. Vilma apelon për shërbim shëndetësor falas dhe të drejtë shkollimi për vajzat e saj. 

"Unë i kërkoj shtetit që të më gjejë një doktor të saktë ta di diagnozën e saktë. Ose dhe të kërkoj të bëj një fëmijë tjetër. Të bëjë analiza gjëra çfarë duhen bërë. Këtë kërkoj. Unë dua që të mi sjellin vajzës mësuese, psikologe, çfarë ta ketë ajo të nevojshme. Atë dua. Dua ta ketë vajza mësuesen të bëjë 4 orë tamam", përfundon apeli i nënës së Brisildës.



Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë