Shkon në 13 numri i të arrestuarve, pjesë e bandës së drogës nga Shqipëria në Greqi

Shkon në 13 numri i të arrestuarve, pjesë e bandës së drogës nga Shqipëria në Greqi

Ka shkruar në 13 numri i personave të arrestuar në Fier dhe Patos si pjesë e një organizate që trafikonte drogë drejt Greqisë.

Mësohet se ka rënë në pranga 37-vjeçari me inicialet E.M., banues në Patos dhe një 52 vjeçar nga Mallakastra. Pas hetimit disa mujor, u arrit të zbulohej se 37-vjeçari ishte pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, e ndërsa 52-vjeçari u vu në pranga pasi iu gjetën tre armë zjarri.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të operacionit 'Bistrica' të zhvilluar disa ditë më parë, ku ranë në pranga dhe 12 persona të tjerë që trafikonin drogë drejt Greqisë.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren