Bulqizë/ Shkon në 93 numri i helmuarve nga uji i pijshëm, mes tyre edhe 24 fëmijë

Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në qytetin e Bulqizës, ku shkaku kryesor dyshohet të jetë uji i pijshëm. Qytetarët, në mesin e të cilëve ka burra, gra dhe rreth 24 fëmijë, janë paraqitur në ambientet e spitalit me marrje mendësh dhe të vjella. 

Vetë banorët shprehen se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.  

"Kisha pëzierje, të vjella, dhimbje barku. Kam që mbrëmë kështu. Uji nuk është i pijshëm ka një shije të keqe. Kam dërguar mbrëmë vajzën e madhe në spital ndërsa sot edhe kjo e vogla më thotë që më përzihet", shprehet disa nga banorët e zonës.

Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.

Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave.

Ndërkohë mësohet se banorët e lagjes së 'Qytetit të Vjetër' janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma. Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!