Mirëpo ka mjaftuar një konflikt mes vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, furnitorit të tij me armë e tritol Ndriçim Gjokona dhe kushërinjve Andon e Genis Mëhillaj, që grupi kriminal të arrestohet nga prokuroria dhe më pas të zbardhen disa çështje të bujshme të vendosjes së tritolit dhe vrasjve me pagesë. Një ditë më parë 7 anëtarëve të këtij grupi kriminal u janë komunikuar akuzat në ambjentet e burgut 313 në Tiranë, ndërkohë që dy të penduarve të dosjes Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj, u është bërë një ballafaqim mes tyre, ku i kanë qëndruar deklarimeve të dhëna në prokurori që në fazën e parë të nisjes së hetimeve.
Në dosjen e prokurorisë është marrë i pandehur dhe biznesmeni i gazit Ilir Karrcini, i cili sipas akt-akuzës ka paguar 150 mijë euro vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, për të ekzekutuar kundërshtarin e tij në biznesin e gazit Piro Bare. Ndërkohë nëj tjetër biznesmen që është marrë i pandehur është dhe Marjon Mitro,i cili zotëron një restorant në Vlorë.Mitro i ka vendosur tritolin në makinë ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, por fatmirësisht lënda plasëse u zbulua nga një efektiv i gardës në ambjentet e kryeministrisë. Të pandehur janë marrë dy kushërinjtë Mëhillaj, ku njëri prej tyre Genis Mëhillaj është në kërkim ndërkombëtar.
Vrasja brenda llojit
Ka mjaftuar një sher mes vrasësit Julian Sinanaj dhe ndihmësit të tij Ndriçim Gjokona që marrëdhënia mes anëtarëve të grupit të kriset. Gjokona, nga frika e ekzekutimit kërkoi ndihmë nga policia duke rrefyer ngjarjet ku ishte përfshirë. Gjatë dëshmisë, Gjokona tregoi edhe planin e rradhes së Julian Sinanaj për të vrare një biznesmen gazi në Tiranë që quhej Piro Bare. Ishte kjo deshmi, që çoi policinë në arrestimin e Sinanajt, pak para se të kryente ekzekutimin e radhës në janar të këtij viti. Pas prangosjes, Sinanaj pranoi të flase duke zbardhur disa nga veprat e pazbuluara,që i kish bërë me porosi të Marjon Mitros, kushërinjeve Mëhillaj dhe biznesmenit Ilir Karçini.
Tritol prefektit
Julian Sinanaj do të përgjigjet edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj shtetasit J.Metushi në Vlorë. Krim të cilin akuzohet se e ka porositur Marjon Mitro kundrejt shumës prej 20 mijë euro. Por meqense Sinanaj nuk kishte pranuar ta kryente, Mitro i kishte kërkuar ndërtimin e një bombe me cellular. Bombë e cila më 13 dhjetor 2013 u gjet poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Gjatë deklarimeve të tija, Mitro ka pretenduar se ishte ai personi që i kishte vendos sasin e tritolit pasi nuk e kishte ndihmuar për të mos i prishur parkingun e lokalit në Vlorë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)