Pas atentatit terrorist djathtist në Zelandën e Re numri i viktimave rritet në 50 vetë. Policia zbuloi një viktimë tjetër në një nga xhamitë e sulmuara. Një besimtar reagoi me guxim duke ndihmuar në kapjen e atentatorit.
Numri i viktimave pas sulmit terrorist djathtist në Christchurch mund të rritet edhe më tej, sipas policisë zelandeze. Dy të lënduar ndodhen ende në rrezik për jetën. 36 vetë u dërguan në spitale me plagë të rënda. Policia është e mendimit, se i arrestuari ka vepruar i vetëm. 28 vjeçari, Brenton Tarrant, që zotëron lejen e armëmbajtjes dhe ka qenë anëtar i një shoqate qitësish, është vendosur në një burg të sigurisë së lartë. Në një dalje para gjykatës, i akuzuari tregoi shenjën „okay", që njihet edhe si shenjë e e skenës ekstremiste të djathtë për „pushtetin e bardhë". Pas kësaj qëndron ideja e supremacisë së racës së bardhë. Facebook ndërkohë ka fshirë 1,5 milionë video që qarkullonin në mediat sociale pas atentatit në shenjë respekti ndaj viktimave e personave të tjerë.

Kryeministrja Jacinda Ardern viziton xhaminë Kilbirnie pas sulmit terrorist
Portali online "Stuff" raporton, se angazhimi i guximshëm i një vizitori të xhamisë pengoi më të keqen. Një besimtar në një pushim zjarri të atentatorit ka thyer xhamin e pasmë të automjetit të atentatorit. Automjeti i thyer i ra në sy një patrulle të policisë, që më vonë arrestoi terroristin, para se ai të kryente atentate të tjera. /DW
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shërbimet e Moskës arrestojnë 4 agjente ukrainase në Rusi, të rekrutuara për të kryer sulme terroriste
7 Shkurt, 07:45
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor 2024, 21:39
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor 2024, 08:12
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi: ‘U planifikua shumë gjatë, s’kishte motive politike!’ Emrat e autorëve dhe detajet
25 Tetor 2024, 11:41
-
Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur
25 Tetor 2024, 08:17
-
Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri (VIDEO)
24 Tetor 2024, 07:26
-
Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur
23 Tetor 2024, 15:48
-
Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!
7 Shtator 2024, 08:00
-
Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike
26 Gusht 2024, 09:38
-
Sulmi terrorist i planifikuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, këngëtarja: U frikësova nga kërcënimet
22 Gusht 2024, 17:21