Mijëra njerëz dhe familjarët e 49 të vrarëve,ishin mbledhur në sheshin kryesor të Christchurch për t'i bërë homazhe të afërme të tyre.

Në homazhe morën pjesë kryeministrja Jacinda Arden dhe shumë zyrtarë të lartë. Mes mijëra njerëzve u vunë re edhe pjesëmarrja e pjestarëve të  disa grupeve rivale të cilët u fotografuan duke takuar njëri-tjetrin dhe duke ngushëlluar familjarët e viktimave në Christchurch. 

Sipas burimeve bandat në Zelandën e Re kanë pasur përplasje të forta mes tyre ndër vite, ndër to spikasin banda “Mongrel Mob”, një grup famëkeq në Zelandën e Re, i përbërë kryesisht nga persona me preardhje nga Europa dhe “Black Power”, e përbërë kryesisht nga persona me ngjyrë.