Pikërisht duke punur brenda këtyre 2 parcelave u bë arrestimi i tij nga efektivët e policisë së së Shkodrës gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë zonë.
Në dy parcelat, 59-vjeçari kishte mbjellë 215 rrënjë Kanabis Sativa, të cilat u asgjesuan në vend me djegje nga efektivët e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivim i bimëve nakotike”.
Po ashtu, në vazhdën e operacioneve të përditshmë "Anti Kanabis" të ndërmarra nga policia në të gjithë Shqipërinë u bë i mundur zbulimi dhe asgjesimi i 2831 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Konkretisht, në Shkodër u zbuluan dhe asgjesuan 250 rrënjë Kanabis, në Tepelenë 1100, në Lezhë 321, Kurbin 1090 dhe në Durrës 70 rrënjë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapien e autorëve të kultivimit të lëndëve narkotike në këto qytete.
Ndërsa nga policia e Fierit është bëri i mundur arrestimi i Përparim Dule, 39-vjeç, pasi jug jet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës material 190 GR Kanabis.
Shkodër, asgjesohen 250 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit
Në fshatin Vilë, në Shkodër, në vendin e quajtur "Qafa e pusit" , është gjetur dhe asgjesuar një parcelë me permasa 20x15 metra ku në të ishin të kultivuara : 250 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Gjatësia e bimëve arrinte nga 50-70 cm.
Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Tepelene, asgjesohen 1100 rrënjë kanabis
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative,kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në shtratin e përroit midis fshatit Kamçisht dhe Xhaxhaj,Tepelenë.
Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe asgjesuan 1100 rrënjë bimë narkotike kanabis Sativa në shtratin e përroit midis fshatit Kamçisht dhe Xhaxhaj,Tepelenë të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” .
Lezhë, asgjesohen 321 rrënjë Kanabis
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë , për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike”.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Mirditë kanë zhvilluar një tjetër operacion për zbulimin dhe asgjesimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në zonën e fshatit Shearre, Ungrej, Lezhë, në zonë pyjore, u gjet një parcel, ku ishin të kultivuara 295 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë) bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa, me lartësi 1-1.8 m.
Gjithashtu gjatë operacionit, në lagjen Gazaq të fshatit Rrushkull, Mirditë, në një zonë pyjore, vendin e quajtur “Përroi i Gjokë Koles”, u gjet një parcele ku ishin të mbjella 26 (njëzetegjashtë) bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 2 m.
Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesvë .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”,
Fier, arrestohet 39 - vjeçari, u kap me 190 gr Kanabis
Përparim Dule, 39-vjeç, banues në fshatin “Mbrostar-Ferko” Fier, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga Seksioni Kundër Narkotikëve, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 190 GR lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Durrës, asgjesohen 70 rrënjë kanabis në fshatin Ishëm
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në fshatin Shetaj të komunës Ishëm kanë zbuluar një parcelë të mbjellë me 70 rrënjë bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e
provave materiale.
Nga ana e Specialistëve po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Kurbin, asgjesohen 1090 rrënjë Kanabis, 70-180 cm të larta
1090 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis Sativa u zbuluan dhe asgjesuan nga efektivët e Policisë së Kurbini. Në vazhdën e operacioneve të kryera nga kjo polici për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike” arritën të zbulonin 6 parcelat e mbjella me bimë narkotike të lloit Kanabis Sativa.
Droga u zbulua në zonën e Komunës Milot, fshatit Vinjoll, Gernac, afër kishës së Shenkollit, në zonë pyjore, dhe ishte në një lartësi 70-180 cm.
Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
Policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapien e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)