Aksidenti ndodhi pranë Shkopetit, në vendin e quajtur Valbin, ku janë përplasur dy automjete. Nga ky aksident mbeti e plagtosur 18-vjeçarja G.S e cila udhëtonte me mjetin tip 'BMW' , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Po hetohen rrethanat e këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor 'Burrel-Skuraj', në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti 'trailer' me drejtues shtetasin Xh.Ll.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip 'BMW' , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

trajlerin, plagoset 18-vjeçarja






