Një kamion i tonazhit të rëndë, që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është përmbysur në Shkopet.
Mjeti kishte rrezik të përfundonte në liqen, por për fat të mirë mjeti është përmbysur në anën e sipërme të rrugës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë shoferit të kamionit duke e nxjerrë nga kabina.
Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa plagë të lehta.
Ndërkaq, shkaku i përmbysjes së kamionit nuk bëhet ende me dije.
Komento