TIRANE - Një alarm për bombë u raportua, në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Shkozë të Tiranës, por që pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar fals. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:30, ku forcat e policisë u njoftuan përmes një telefonate për një bombë të mundshme të vendosur në këtë shkollë.

Menjeherë policia si dhe forcat xheniere, kanë shkuar në vendin e ngjarjes të cilët rrethuan zonën si dhe ka nisën kontrollin me qen të njësisë antieksploziv. Gjithashtu për arsye sigurie u ndërpre mësimi si dhe u bë i mundur edhe evakuimi i nxënësve, jashtë ambienteve të shkollës.

Pas kontrollit të ushtruar në të gjithë ambientin e shkollës rezultoi se alarmi ishte fals. Sipas policisë, në këtë shkollë nxënësit do t’i nënshtroheshin një testimi, çka sipas bluve dyshohet të jetë edhe arsyeja kryesore e dhënies së këtij alarmi, me qëllim ndërprerjen e mësimit.

Ndërkaq po punohet për identifikimin e personit i cili dha alarmin e rremë për vendosjen e sasisë së eksplozivit në ambientet e shkollës “Abdulla Keta” në Shkozë.

shkolla ne shkoze me logo
shkolla ne shkoze me logo
shkolla ne shkoze me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)