DURRES - Një alarm për bombë në qendrën e kolaudimit të makinave në Shkozet të Durrësit ka mbërritur në polici.

Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informon se alarmi për bombë është bërë përmes një telefonate para pak minutash, ora 08:00, në drejtorinë e policisë së Durrësit.

Policia, ekspertë të xhenios dhe qen antieksploziv pasi kanë bërë verifikimet kanë arritur në konkluzionin se ishte fals. Puna në pikën e kolaudimit në Shkozet është pezulluar dhe ka vijuar pas 3 orësh kur ekspertët pas verifikimeve deklaruan se kishin të bënin vetëm me një alarmë të rremë për eksploziv.

Ndërprerja e punës për 3 orë me rradhë ka shkaktuar një fluks mjetesh në rradhë që prisnin të kryenin procesin e kolaudimit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit që ka dhënë alarmin fals.
(sg/shqiptarja.com)