Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka pretenduar se shkresa e Këshillit të Ministrave lidhur me propozimim për miratimin e projektligjit për Aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, është pa firmën e kryeministrit dhe pa vulë.
“Për t’u kthyer te kërkesa jua, ke 2 kërkesa zoti kryetar, e para ke kërkesën e Këshillit të Ministrave e cila duhet të dorëzohet më para se kërkesa e Grupit Parlamentar të PS. Se kta nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që nuk ka ardhur në Kuvend. Edhe dokumentin e kanë sjellë pa firmë, se kaq serioz jeni ju. Nuk është as firma e kryeministrit dhe as firma e ministres së Jashtme”, tha Bardhi.
Ndërkohë ky pretendim i Bardhit është hedhur menjëherë poshtë pasi siç shihet dhe nga shkresa e publikuar, të cilën dhe kryetari i Kuvendit ia paraqiti pas ai mbaroi fjalën, dokumenti është i firmosur nga Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Spiropali.
Lajmi kryesor:
Shqipëria në Bordin e Paqes, PS dhe PD miratojnë marrëveshjen me 110 vota pro! Rama-opozitës: Ëndërruat për gjyqe, por me votat tuaja do shkoj në Shtëpinë e Bardhë








