Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton dhënien me koncesion të laboratorëve të spitaleve të vendit.
Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i gruipit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se "duhet të pezullohet financimi nga buxheti i 2017-ës për projektin e partneritetit publik-privat (PPP) për laboratorët".
“Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar opinionin e një kompanie konsulence për fizibilitetin e projektit të laboratorëve. Kompania përkatëse është ende në proces të diskutimit të detajeve përfundimtare që lidhen me projektin, gjë të cilën ministri e ka bërë publike. Pra akoma nuk ka një përfundim të plotë dhe të detajuar të kësaj çështjeje”, thuhet në shkresën e LSI-së.
Një tjetër pikë e kërkesës së Vasilit sqaron se në “buxhetin e shtetit mund të miratohen për financim vetëm projekte për të cilët vlerësimi i shumanshëm i tyre dhe procedurat e miratimit zyrtar të jenë përfundimtare. Një gjë e tillë, siç duket qartë me projektin e mësipërm, nuk ka ndodhur”.
Sipas LSI-së, vetë opinioni i kompanisë të cilës i është drejtuar vetë Ministria e Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve spitalorë, ka qenë këshillimor.

(Shkresa e LSI drejtuar Kuvendit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com