Ajo i ka prekur të gjitha nga gazetaria tek politika dhe librat. Por kur është fjala për tu identifikuar preferon ta quajnë shkrimtare. Në fakt të shkruarit i ka dedikuar gjithë jetën e saj, pavarësisht se ka lëvruar gazetarinë hershëm dhe ka pasur një eksperiencë të shkurtër në politikë. Këtë herë në ‘Esencë’ erdhi në një rrëfim për jetën dhe karrierën shkrimtarja Diana Çuli.
Kur kthehemi pas dhe i kujtojmë përfshirjen në politikë ajo thotë se nuk e mendon rikthimin, por periudha e shkurtër që shërbeu aty ishte një përvojë e jashtëzakonshme.
Ndërsa kujton vitet e fëmijërisë Diana Çuli sjell ndërmend një prej momenteve që i ka shënuar kujtime të pashlyeshme. Ishte 10-vjeç kur ritakoi gjyshin i cili pas shumë vitesh rikthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kujton ndikimin e gjyshërve në jetë si shumë të rëndësishëm ndërsa vetë thotë se nuk është një gjyshe tradicionale.
Në vend të kukullave prindërit i blinin libra duke e vërejtur pasionin e saj për leximin. Kështu një botë e tërë përfytyrimesh krijoji dhe magjinë që ajo solli në krijimtarinë e saj më vonë. Romanet që kanë shënuar dhe ndikuar periudha dhe breza të caktuar.
Skenare filmash të njohur janë përshtatur bazuar në romanet e Diana Çulit. Kujtojmë këtu “Rrethin e Kujtesës” një roman që ajo e ka shkruar frymëzuar nga një histori e vërtetë, i cili më pas u ekranizua. Njësoj si filmat “Hije që mbeten pas” dhe “Bregu i Ashpër’.
“Përkthimi është një moment që më ndihmon të ruaj lidhjen me letërsinë”-thotë ajo ndërsa kujton një sërë autorësh të njohur që ka përkthyer, ndërsa shton se po shkruan një roman të ri.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41%
-
JO
49.3%
-
NUK E DI
9.6%
Vota total: 2477
Lajme të tjera
-
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'
22 Mars, 20:09
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19
-
Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin
22 Shkurt, 21:15
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt, 21:33
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt, 20:43
-
Pastori Akil Pano rrëfehet në ‘Esencë’: Dita kur humba tim atë, dëgjova zërin e Zotit për herë të parë
14 Shkurt, 20:20