Në këtë raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme informatat e mbledhura nga bashkëpunëtorët e Sigurimit zbulonin një përplasje mes Fatos Arapit dhe Ismail Kadaresë. Sipas tyre Fatos Arapi kishte botuar një novelë me titullin “Dikush më buzëqeshte”, ku përflitej se aty me një personazh negativ autori kishte portretizuar Kadarenë. Prej këtu nis një intrigë e gjatë thashethemesh e raportimesh, ku sipas raportit të Sigurimit një klan shkrimtarësh e kritikësh ishin shfaqur hapur në luftë kundër shkrimtarit Ismail Kadare.