Kjo është pjesa e fundit e relacionit sekret prej 25 faqesh hartuar në nëntor 1973 nga Odhise Grillo e Hamit Boriçi mbi vizitën 12 ditore në Tiranë të 5 shkrimtarëve kosovarë. Ndërsa kanë njoftuar detajet më të hollësishme të bisedave dhe sjelljeve të tyre, në këtë pjesë të fundit të relacionit Grillo dhe Boriçi tregojnë se kë kanë kërkuar të takojnë, kë takuan dhe ku kanë ndodhur takimet. Po ashtu kanë rrëfyer edhe raste refuzimesh, si rasti i një mjekeje të njohur në Tiranë apo shkrimtari Agim Shehu e regjisori Pirro Mani, të cilët sipas hartuesve të këtij relacioni edhe pse u njoftuan nuk u paraqitën në takim me shkrimtarët nga Kosova, fakt që ata nuk e kishin pritur mirë.
Veç kësaj në këtë pjesë të fundit të këtij dokumenti të rëndësishëm që tregon se çfarë kujdesi tregohej në kohën e regjimit për të zbuluar agjenturat, jepen po ashtu detaje disi qesharake, ata tregojnë barsaletat që thonin shkrimtarët kosovarë për Titon. Po ashtu në fund Grillo e Boriçi propozojnë edhe disa masa që duhen marrë pas kësaj vizite.