Shkrimtarët udhëtarë dhe imazhi
i Shqipërisë, nga Korfuzi në Sarandë

Shkrimtarët udhëtarë dhe imazhi <br />i Shqipërisë, nga Korfuzi në Sarandë
TIRANE - Kureshtja dhe zbulimi i bregdetit apo natyrës shqiptare është e përfshirë edhe në blogje udhëtarësh, që ndoshta krejt rastësisht gjatë itinerarit të tyre zbulonin vendin tonë.

Ashtu si Peter Mandel, bashkëpunëtor i gazetave Huffington Post dhe Boston Globe. Shkrimi i tij “One insane day in Albania”, sapo është botuar online me 8 maj në sajtin e gazetës amerikane.

Përshkrimi i një dite udhëtimi nga Korfuzi drejt Sarandës nuk është ndër më të mirët, por sigurisht që bën një jehonë të tijën mes turistëve që nuk kanë dëgjuar aspak për Shqipërinë.

Butrinti I mbytur nga insektet dhe ndërtimet që I kujtojnë shkrimtarit për fëmijë, pallatet lodër të lëna përgjysme. Por le të kthehemi tek imazhi i vendit tonë, duke iu referuar më të fundit, atij në Daily Mail ku thuhet se Shqipëria nuk është më vendi ku të presin flokët e gjatë sapo zbret në aeroport.

Ndërsa për Peter Mandel, vendi dikur ishte një hapësirë bosh në hartë, që nuk tregonte asnjëfarë shteti, pas rënies së komunizimit këtij vendi filluan t’i ktheheshin ngjyrat. Një tjetër gazetare shkruante pak muaj më parë se kur u kishte thënë të afërmve se do të udhëtonte drejt Shqipërisë të gjithë ishin zbehur.

Pothuaj të gjitha shkrimet për Shqipërinë fillojnë me të shkuarën e saj komuniste dhe në cdo artikull artikulohet që në hyrje kjo pjesë e historisë. Kontrasti bëhet i fortë me natyrën e virgjër, por imazhi i 20 viteve të shkuara ngjan sikur i përket të djeshmes.

Është ky një perceptim i të huajve? Apo mos kemi të bëjmë me një ekzistencë thuajse të padukshme postkomuniste? Ndonëse Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendje mediatike, gjithcka mbetet tek zbulimi i një natyre të pashfrytëzuar dhe aspak të mbipopulluar dhe pushimeve me buxhet të ulët.

Gjithcka tjetër që mund të joshë si fqinjët e saj, Kroacia, apo Mali i Zi, i cili këtë vit renditet i dyti në klasifikimin e destinacioneve më të preferuara për këtë verë, ende nuk ka peshë për Shqipërinë.

Turizimi i saj ende trajtohet si një turizëm ekzotik i tipit ku nuk priten më flokë të gjata në aeroport dhe krejt papritur mund të zbulosh plazhe dhe natyrë po aq të bukur sa në shtetet e tjera të Europës Juglindore.

Shkrimi u botua në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024