Shkrimtari Bashkim Shehu:
Dosjet duhen hapur të gjitha

Shkrimtari Bashkim Shehu:<br />Dosjet duhen hapur të gjitha
TIRANE- Shtëpia botuese “Toena” sapo ka hedhur në treg librin “Fjalor udhëzues për misetrin e dosjeve” të shkrimtarit të njohur Bashkim Shehu, i cili do të promovohet më 26 janar nmë Tiranë.  

“Përmbajtja e dosjeve nuk njihet, është mister, që mund të zgjidhet vetëm duke u njohur përmbajtja e të gjithave njëherësh, në të njëjtin çast dhe si të ishte një dosje e vetme... Përndryshe, ky “Fjalor” do të ishte i panevojshëm”.

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një baba të panjohur, një linjë ndërkombëtare korrupsioni, dy krime seksuale identike dhe të njëkohshme që shoqërojnë zhurmën për këtë linjë korrupsioni, një teori konspirative për një zyrë të fshehtë, reale ose imagjinare, për të cilën thuhet se lëviz çdo fije të ngjarjeve në Shqipëri...

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’ në gjendje të rënduar emocionale: Vajza ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë! I kam thënë të ndahet

Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’ në gjendje të rënduar emocionale: Vajza ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë! I kam thënë të ndahet