Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital privat në Tiranë. Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe kanë vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për prostatën.
Familjarët dhe të afërmit e tij shprehen se gjendja shëndetësore e Kadresë tashmë është e ekulibruar, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve. “Eshte ekzagjeruar me lajmin që e transportuan në spital me barrelë, tha një nga miqtë e tij më të afërt, botuesi Bujar Hudhri.
Të afërmit e Kadaresë shprehen ai është kthyer në Tiranë që në muajin qershor dhe ka pasur një shëndet normal. “Janë sëmundje që në këtë moshë ndodhin tek shumica e burrave të moshuar, por gjendja e tij nuk është alarmante shprehet një nga familjarët për shëndetin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Vetë shkrimtari ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë askënd të hyjë në spital përveç bashkëshortes së tij, Helenës.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com