Emisioni Botërori+ në Report Tv vijon që të përcjellë me analiza dhe komente ndeshjet e kampionatit që po zhvillohet në Rusi. Mbrëmjen e sotme në emisionin Botërori+ të drejtuar nga Denis Minga ishte i ftuar edhe shkrimtari Albert Nikollaj, i cili duke komentuar reagimet e legjendës argjentinase Maradona u shpreh se ‘Ai e ka shkruar historinë kur ka luajtur futboll, ndërsa tani ai shkruan komedinë tij’. Në Report Tv ai tregoi edhe një takim me prindërit e Adnan Januzajt në Belgjikë. Nikollaj u shpreh se e kupton zgjedhjen e tij.
E kuptoj Adnan Januzajn kur thotë jam belg, sepse Belgjika është ajo që e nxori nga anonimati. Unë e mbaj mend nënën e Januzajt kur punonte dhe më tha djali im do të shkojë të Manchester United edhe shkoi, belgët kanë investuar te Januzaj dhe në momentin e vështirë kur Anglia e lëshoi, Belgjika e thirri në kombëtare dhe i tha shansin të shënonte ndaj Anglisë që e kishte mohuar. Belgët i japin vlerë cdo personi
Shkrimtari Albert Nikollaj
Duke u ndalur te ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Brazilit dhe Belgjikës, profesor Albert Karriqi u shpreh se gjithçka do të varet te grupi dhe jo individi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Belgjika ka shtuar një forcë ajrore si Felainin, është një lojtar që plotëson vakumin në luftën në ajër. Rikthehet Marcelo, Brazili me Marcelon ka fazë sulmi. I jep mundësi Kutinjos të shkojë më parë. Trajnerët e njohin mirë njëri-tjetrin.
Pritshmëritë nga Hazard janë shumë të mëdha. Por kjo lloj loje e Hazard e ka nxjerrë jashtë loje Lukakun. Brezi i ri ka nevojë të njihet me emra të tjerë të futbollit, me dimensione të mëdhenj, si Pele.
Profesor Albert Karriqi
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)