KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e Albert Karriqit për sfidat e sotme! Publiku ‘i jep’ fitoren Brazilit, të ndarë për Zvicër-Kamerun

Në ditën e pestë të Kupës së Botës luajnë ndeshjet në grupet G dhe H dhe mbyllen ndeshjet e para në secilin prej grupeve. Prof.dr., Albert Karriqi dha mendimin e tij në emisionin ‘E vëmë me bast’ për 4 ndeshjet që në tërësi i cilëson si të vështira për tu parashikuar.

Për Karriqin, edhe pse me vështirësi, Portugalia dhe Brazili do t’i fitojnë ndeshjet respektive me Ganën dhe Serbinë ndërsa 2 sfidat e tjera, Zvicër-Kamerun dhe Uruguaj-Kore e Jugut i parashikon barazim.

Moderatori Andi Kapxhiu parashikoi barazim në sfidën e parë të ditës mes Zvicrës dhe Kamerunit dhe fitoret e Uruguajit, Portugalisë dhe Brazilit në ndeshjet respektive.

Për Brazilin, publiku që u bë pjesë e emisionit përmes telefonatave ishte i të njëjtës mendje që e fiton ndeshjen ndaj Serbisë. Për sfidën Portugali-Gana, pati dhe nga ata që guxuan duke parashikuar fitore të afrikanëve ose barazim. Pjesa më e madhe parashikon fitore të Uruguajit ndaj Koresë, ndërsa të ndarë ishin parashikimet për sfidën Zvicër-Kamerun.

1669278706_finalprojekt.00531408.Still001.jpg

Parashikimet për sfidat e sotme në 'E vëmë me bast'

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur