Shkrimtari serb në 'Tirana Gate 2024': Qeveritë tona kanë një lloj ngjashmerie! Vij nga një shtet që i është vjedhur qytetareve

Tirane- Shkrimtari dhe artisti serb Dejan Atanackoviç, ishte pjesë e festivalit të letërsisë Tirana Gate 2024, një një panel arti mbi politikën si hapësirë emocionale. 

Ai është ndër të paktët autorë serb që ka kërkuar që shteti i tij të njohë Kosovën dhe shpesh ngacmon polemika me tezat qe ai trajton mbi Politikën dhe aktualitetin. 

Politika në vendet tona po nxit shoqëritë e mbyllura dhe provincialismin dhe po e frenon zhvillimin e traditive demokratike, -tha ai.

Pak nga pak na e vodhën qytetin. Një provincializëm ambicioz me dhëmbë të mprehtë, një periferi që pushton qytetin, dhe vetë qyteti, më në fund, bëhet një periferi, një shtrirje enorme e abuzivitetit, e mungesës së rregullave. Politika ndërton synimet, rregullon komunitetin, është një hapësirë për debat. Emocionet përcaktojnë se si njerëzit votojnë dhe përfshihen. Por a mund të prodhojnë ende debatet publike argumente të arsyeshme dhe të krijojnë një ndjenjë komuniteti? 

Dejan Atanackoviç është një nga shkrimtarët dhe artistët serbë pjesmarrës në Tirana Gate 2024. Ai është ndër të paktët autorë serb që ka kërkuar që shteti i tij të njohë Kosovën dhe shpesh ngacmon polemika me tezat qe ai trajton mbi Politikën dhe aktualitetin. 

Në këtë hapësirë për librin dhe letërsinë, në një nga panelet e mbajtura në Liceun Artistic në Tiranë, moderuar nga Ben Andoni, ai foli edhe për politikën si hapësirë emocionale.

 “Unë kam qenë deshmitar në shumë ndryshime që ndodhën pas rënies së regjimit të Milloshevicit. Por për fat të keq këto ndryshime zgjaten shume pak sepse qeveria jonë i shkatërroi”, - tha Dejan Atanackoviç, duke shtuar më tej se “shoqëritë e mbyllura dhe provincializmi  nuk janë diçka e natyrshme.  Kjo vjen si shprehje e një realiteti të nië qeverisjeje të caktuar. Kjo ndodh në disa qeveri që kanë atë anën e errët që ne nuk e dallojme gjithmone por që ajo ekIston dhe i jep vazhdimësinë kësaj pjese të mbyllur të shoqerisë”. 

Shkrimtari serb thotë se sheh shumë ngjashmëri mes dy vendeve sidomos në drejtim të  këtij provincializmi.

“Ne ndajmë probleme gati të njëjta. Unë vij nga një qytet nga nje shtet që i është vjedhur qytetareve nga qeveria, ku tashme e kane okupuar shume qytetin ku jane ngritur monumente qe e kane ozurpuar pjesen urbane te qytetareve. Vij nga nje vend qe e promovon  kudo genjeshtrën.

Qeveritë tona kanë një lloj ngjashmerie. Kur kam qene para 10 vjeteve në Shqiperi në krye të qeverisë ishte po i njejti njeri që është edhe sot.  Edhe në Serbi eshte po i njejti i para 10 viteve. Por kjo nuk është normale. Kjo ndodh zakonisht në shoqeritë  të cilave ju mungojnë mekanizmat e zhvillimit, të cilat nuk mund ti zhvillojnë dot traditat demokratike”.

Kush wshtw Dejan Atanackoviç?

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Tirana Gate” ka sjellë në edicionin e këtij viti 11 autorë të huaj e më shumë se 20 autorë shqiptarë të cilët me diskutime te tyre  reflektojnë njeriun e sotëm, atë që bën politikën dhe letërsinë.

Dejan Atanackoviç jep disa kurse universitare ne  fushen e arteve dhe  kulturës pamore në Firence dhe Sienë. Në vitet e fundit, ai drejtoi seminare të bazuara në një dialog midis studentëve dhe pacientëve psikiatrikë.

Në Beograd, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Muzeun e Etnografisë, ai inicioi "Another Gaze", një projekt për "itineraret e reja narrative", kushtuar perceptimit të qytetit nga personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore. Midis 2005 dhe 2010 ai drejtoi një project shkëmbimi kulturor të quajtur "Outside", midis Firences dhe Beogradit në të cilin morën pjesë më shumë se 300 studentë, artistë dhe edukatorë të artit. Si artist pamor, që nga vitet 1990 ka realizuar shumë ekspozita personale dhe projekte kuratoriale në Serbi, Itali, SHBA, Kanada, Bosnje, Shqipëri dhe veprat e tij janë prezantuar në shumë ekspozita kolektive në mbarë botën. Disa nga veprat e Atanacković janë pjesë e koleksioneve muzeale. Romani I tij "Luzitanija" u botua në vitin 2017.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 11/10/2024 19:29

    Ballkan hesapi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!