Shkrimtarin Ernesto Sabato kujtoj sot: Në 30 prill 8 vjet më parë mbylli sytë përgjithmonë... 

 Shkrimtarin Ernesto Sabato kujtoj sot: Në 30 prill 8 vjet më parë mbylli sytë përgjithmonë... 

Shkrimtarin ERNESTO SABATO kujtoj sot, argjentinas, një nga më të mëdhenjtë në botë, i botuar dhe në shqip, ku shkëlqejnë dhe përkthimet e Karabollit. 

Si sot në 30 prill, 8 vjet më parë, Sabato mbylli sytë përgjithmonë... 

Kishte ardhur dhe në Shqipëri dhe ja, e tregon vetë në një nga librat e tij:

“Jam kthyer nga Shqipëria ku u nderova me Çmimin Kadare. Isha i dërrmuar, por shkova atje për të respektuar atë vend të varfër e heroik, i cili e jepte për herë parë për mua atë çmim. Në qytetin e Tiranës m’u bënë nderimet më emocionuese në jetën time. Ky popull i vuajtur nga një tirani e egër, ku ende duken gjurmët e diktaturës: fytyra të prishura nga heqkeqja, bunkerë të përzishëm, me të cilët diktatori kishte mbushur vendin, më priti si një mbrojtës, si një mbret, si birin e saj të dashur.

Në dorëzimin e këtij Çmimi pati këngë dhe valle që s’do t’i harroj kurrë. Shkrimtari shqiptar, Visar Zhiti, më dorëzoi një urnë me dhé që e kishte sjellë nga vendlindja e nënës sime. Ai më tregoi një fletore që e kishte mbajtur fshehur në burg; me ca germa të vockla kishte kopjuar një tekst nga Kamy dhe fragmentin “Djalosh i dashur dhe i largët” nga libri im «Engjëlli i skëterrës». Me lot në sy, më tha se për shumë vjet që kishte qëndruar si i burgosur politik në qelitë e errëta, çdo ditë lexonte këto faqe, fshehtas, që të mund të rezistonte. U trondita dhe u mallëngjeva njëherazi, që me fjalët e mia i paskësha shërbyer atij heroi nga të shumtët të tillë që banojnë në atë vend, sot përsëri në luftë...”

Faleminderit, mik Bajrami për përkthimin.

Por më shumë u trondita unë, edhe tani kur kexoj ç’ka shkruar... Dheun e solla nga Italia, nga një fshat arbëresh, nga ku ishte gjyshi i tij, i mërguar në Argjentinë. Isha ftuar në ceremoni nga shkrimtarja Mira Meksi, nga organizatorja e Çmimit.

Ndërsa kur iu dha Sabatos titulli “Nderi i Kombit” nga Presidenti Berisha, ia dêgjoj ende zërin e butë, por të thellë, kur ndër të tjera Shkrimtari tha se “demokracia më e keqe është më e mirë se diktatura më e mirë. Por më thoni, a ka diktaturë të mirë?”

Jo, kurrë, Maestro!

Të kujtojmë së bashku Ernesto Sabaton...
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite