Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, ka bërë një urim ndryshe në këtë përvjetor të Çlirimit të Shqipërisë. Në faqen e saj në ‘Facebook’, shkrimtarja Açka shkruan se në kohët e reja prej akrobacive politike i janë ngatërruar zorrët Atdheut.
Sipas saj, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën e ku i ka këmbët, duke e cilësuar hipokrite elitën. Ajo rendit disa nga problematikat kryesore në vend, duke nisur me Valbonën e shkatërruar, Vjosën e kërcënuar, për ta mbyllur me diktaturën e rehabilituar dhe popullin e duruar.
Postimi i shkrimtares Flutura Açka:
Monologu i Skënderbeut në passhpinë:
"Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë në radhë para meje! Por ç'e do, në kohët e reja, prej akrobacive politike, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën, e ku i ka këmbët. Duartrokit, moj elitë hipokrite!
/Shqiptarja.com

- Valbona e shkaterruar
- Vjosa e kërcënuar
- Llogaraja e gërryer
- Tomorri i sakatuar
- Tirana e betonuar
- Puset e matrikulluar
- Kanabisi i çertifikuar
- Media e parcelizuar
- Çmimet të globalizuar
- Leku i diskretituar
- Bankat akaparuar
- Spiunët të nderuar
- Diktatura e rehabilituar
- Populli i duruar
Uh... paska shumë. Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!"
d.c./shqiptarja.com