Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiçit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiçit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

Aleksandër Vuçiç dhe Biljana Srbljanoviç

Shkrimtarja serbe, Biljana Srbljanoviç, ia ka thënë në sy presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është shtet i pavarur. Gjatë një debati televiziv në “TV Prva”, Srbljanoviç i tha Vuçiçit që Serbia duhet ta duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por përgjigja e Vuçiç nuk ndryshoi aspak, ai mbajti të njëjtin qëndrim që Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim", tha shkrimtarja.

Presidenti Vuçiç i tha shkrimtares se ky mendim i saj vjen pasi me siguri ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë e Kosovës në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiç.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/02/2022 13:27

    Filning edhe ju e thuajani Ramës se ky ende nuk e ka të kjart se Dardana është shtet dhe Shqipëri…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin

Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin