Shkrirja e Bordit të Transparencës dhe Ushqimeve, Tabaku: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkrirja e Bordit të Transparencës dhe Ushqimeve, Tabaku: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk po vë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe atij të Ushqimeve.

Përmes një postimi në facebook, Tabaku është shprehur se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po cënon rëndë interesat e qytetarëve dhe të shtetit, duke shkaktuar një dëm që  përllogaritet deri në 600 milionë euro.

“Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve përveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë.Në shkelje të plotë të konkurrencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin”, ka shkruar Tabaku.

Ndërsa për sa i përket Bordit të Ushqimeve, i cili ligjërisht nuk është shkrirë ende ajo tha se nuk është më e nevojshme ekzistenca e dy bordeve, pasi ata jo vetëm e kanë përfunduar detyrën e tyre por po dëmtojnë xhepat e qytetarëve.

“Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar”, ka shkruar deputetja.

E teksa ka theksuar se vendimi i gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve që paguajnë më shtrenjtë naftën, ajo tha se nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi i oligarkëve të jetë në fuqi.

“I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi. Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist”, përmbylli Tabaku në deklaratën e saj.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë