Së shpejti uniformat blu do të nisin një kontroll të posaçëm, të fokusuar te bizneset e shërbimit të turizmit, nëse i kanë të gjitha masat anti zjarr, në një kohë kur ditët e nxehta të verës po afrojnë. Në konferencë për mediat ministri i Brendshëm, Besfort Lamllari tha se policia e shtetit pi ka marrë të gjitha masat për sezon turistik pa probleme, tesksa foli ashpër edhe një herë për ndërtimet pa leje dhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë që i lejojnë ato.

***

Raste si ai Sarandës me arrestimin e kryepolicit atje, pasi një komisariat i tërë kishte mbyllur sytë nga një ndërtim gjigand pa leje në bregdet, për ministrin e Brendshëm Lamallari do të kenë gjithnjë reagim të ashpër.

Edhe një herë, në një konferencë për mediat, Lamallari, ia kujtoi çdo punonjësi policie se kush ‘flirton’ me krimin t’i bëjë mirë llogaritë.

“Operacioni në Sarandë tregoi që kushdo që mbyllë sytë ndaj paligjshmërisë, apo edhe më keq akoma të bëhet njësh me krimin, ka përgjegjësi të qarta pa kompromis. Llogaritë nuk i ka më me vendin e punës, i ka me drejtësinë. Kjo vlen për çdo punonjës policie dhe jo vetëm”, tha Lamallari.

Aksionet për zbulimin e çdo rasti ndërtimeve pa leje do të vijojnë, duke shfrytëzuar edhe teknologjinë.

“Për rritjen e eficiencës së monitorimit po përdoren teknologji të avancuara, përfshirë dronë, kamera dhe filmime ajrore, me qëllim evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të shkeljeve. Vetëm gjatë muajit të fundit, IKMT ka vendosur 67 masa administrative dhe gjoba me vlerë totale rreth 122 milionë lekë, ndërsa në rastet kur konstatohen elementë penalë, procedurat kalojnë për ndjekje penale”, tha Lamallari.

Vendi është pranë kulmit verës dhe bashkë me të edhe pikut të turistëve në vend, ndaj masat e uniformave blu do të jenë të posaçme. Masat antizjarr do te jenë prioritare.

“Në fokus mbetet parandalimi i zjarreve, rritja e gatishmërisë operacionale dhe mbrojtja e jetës. Ka angazhim me bashkitë, si dhe përmirësim të trajtimit financiar të zjarrfikësve, orëve shtesë, ditëve të pushimit dhe sistemit të gradave. Po ashtu po kryhen kontrolle në resorte, bare dhe restorante për zbatimin e masave ndaj zjarreve”, tha Lamallari.

Policia e Shtetit ka një praktikë tjetër në informimin e medias dhe publikut, duke reduktuar sasinë e informacionit. Për ministrin vendimi i kryepolicit Hita është i drejtë.

“Komunikimi i ri është për transparencë dhe për të shmangur dezinformimin. Është e rëndësishme që qytetarët të mos bombardohen me informacione të panevojshme dhe të marrin informacion korrekt”, tha Lamallari.

Projekti i shumëpërfolur “Smart City” do të implementohet në 20 shkolla brenda sezonit shkollor 2026-2027, me fokus sigurinë. Deri atëherë, kontrollet vijojnë.

“Policia e Shtetit është në alert dhe po kryen kontrolle të posaçme në mjediset shkollore për të parandaluar raste që lidhen me përdorimin e substancave narkotike, shitjen e alkoolit te të miturit apo fenomene të tjera që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e nxënësve”, deklaroi ministri”, tha Lamallari.

Lamallari foli edhe për nisjen e kontrolleve të përbashkëta mes policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza që nga 1 maji për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Këtë vit janë parashikuar më shumë orë fluturimi për monitorim të territorit.

 

K.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pet.: 20/05/2026 11:18

    Organet e pushtetit vendor , apo qendror , nuk kae pse presin denoncim nga individet per ndertimet e paligjshme. Kjo sipas Kokeministrit eshte detyre e sateliteve "Albania 1 dhe 2".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 19 Maj, 10:36

    Sylvinho e mbyll me Kombëtaren, si e vlerësoni punën e trajnerit brazilian?