Shkruan ‘ji i lumtur' mbi vaktet e tyre, vogëlushi dhuron buzëqeshje për pacientët me COVID-19 në Indi

Shkruan ‘ji i lumtur' mbi vaktet e tyre, vogëlushi dhuron buzëqeshje për pacientët me COVID-19 në Indi

Përpjekjet e zemrës naive dhe të pastër të vogëlushit, i cili mundohet të shpërndajë pozitivitet në mënyrën e tij të veçantë për pacientët e COVID-19 në Indi, po ngroh zemrat e shikuesve.

Me një stilolaps dhe pak dashuri, djali i vogël kthen buzëqeshje në pavijonin e COVID-19, duke lënë mesazhin pozitiv mbi kutitë e ushqimit të secilit prej pacientëve, “Ji i lumtur”.

Fotoja e djalit teksa shkruan mbi kutitë e vakteve të pacientëve po bën xhiron e rrjetit.

Spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që India po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti