SHKODËR- Pas shkrumbimit të dy banesave dy javë më parë, një tjetër shtëpi është shkrumbuar mesditën e sotme në Shkodër në zonën e Ish-Fermentimit.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme si pasojë e një shkëndijë elektrike.
Banesa që është shkrumbuar tërësisht brenda një ore ishte në pronësi të familjes së Zef Lorjes që përbehet nga 9 pjesëtarë, që kanë ngelur në qiell të hapur.
Në momentin e rënies së zjarrit brenda banesës ka qenë kryefamiljari Zef Lorja së bashku me bashkëshorten e tij të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë dalë menjëherë jashtë.
Kanë qenë komshinjtë të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen për të izoluar flakët por fatkeqësisht nuk ka arritur në kohë. Mbas shkrumbimit banesa ka nisur të shembet.
Ndërkaq në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i ekspertizës i cili ka nisur hetimet në lidhje me rënien e zjarrit. Nga burimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Luhatje me energjinë, digjen 2 banesa, familjet në qiell të hapur