MALËSI E MADHE- Një banesë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 17:00 në fshatin Gruemirë të Bashkisë Malësi e Madhe. Nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që banesa është shkrumbuar thuajse totalisht.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës në banesën e shtetasit Angielin Prrojaj.
Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin nga banesa në kohën e duhur.
Tashmë familja me 6 anëtare është në qiell të hapur.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.