DURRËS - Një zjarr i rënë mesditën e sotme në një barake, e cila ndodhej në zonën pas Muzeut Historik të qytetit të Durrësit, ka rrezikuan seriozisht tre shtëpi që ndodhen aty pranë.

Në vendngjarje janë nisur dy zjarrfikëse, të cilat kanë hasur vështirësi për të shkuar në destinacion për shkak të rrugëve të ngushta. 

Pas disa minutash forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll flakët e zjarrit si dhe kanë parandaluar përhapjen e tij drejt banesave.
A1 Report, sjell pamje nga vendi i ngjarje, nga të cilat dallohet qarte se zjarri ishte në përmasa të mëdha. 

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banoret e zonës, të cilët gjithashtu janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit. 

Mësohet se barakja e përfshirë nga flaket ndodhej ngjitur me shtëpinë e Hynsi Bushi, 66 vjec, i cili jetonte aty së bashku me gruan.

Familjarët në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodheshin në banesë, ndërsa dëmet materiale ne pjesën e jashtëm të banesave janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një bombul gazi.

zjarri
durres





Redaksia online
(o.b/ Shqiptarja.com)