Burime të drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije ditën e sotme për një vatër zjarri në fshatin Veterik, Njësia Administrative Velabisht, Bashkia Berat.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët pas 15 minutash kanë vënë nën kontroll zjarrin.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka shkrumbuar rreth 300 hektarë shkurre dhe ferra, duke iu afruar kurorës së pishave.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Komento